Lidhje

Në Shqipëri shënohet "Dita e Tokës"


Veprimtarë të organizatave të mjedisit protestuan sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës për dëmtimet që ka marrë natyra në Shqipëri prej shfrytëzimit të pakujdesshëm përt qëllime biznesi. Ata u mblodhën në sheshin skënderbej duke kërkuar politika të posacme për mbrojtjen e mjedisit në të gjithë territorin e vendit dhe respektimin e kritereve shkencore që mundësojnë ripërtëritjen e natyrës nga përdorimi i njerëzve.



Studiuesi Xhemal Mato është një nga veprimtarët më të njohur të mjedisit, I cili ka trajtuar shpesh me shqetësim dëmet që ka sjellë prerja e pyjeve, ndotja e ujërave detare dhe atyre urbane nga industria dhe biznese si cimentoja apo tecet me qymyrguri.

"Bota po heq dorë nga burime energjitike si qymyri, dhe po ecën drejt burimeve energjitike të riciklueshme si era, dielli etj. Këtu duhet të bëjë edhe Shqipëria dhe jot ë shpresojë se mund të ndreqë gjë me tece qymyri dhe të tjera si këto. Këtu dy vjet bota po krijon një brez të gjelbër njerëzish që e duan dhe e mbrojnë natyrën, ndaj edhe politikanët tanë duhet të qëndrojnë më afër komuniteteve qytetare për shqetësimet mjedisore" , - thotë zoti Mato.

Veprimtarive për mbrojtjen e mjedisit iu bashkuan sot edhe diplomatë amerikanë, të cilët folën për rëndësinë e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, që e ka origjinën nga një protestë në SHBA 29 vjet më parë

"Dita e Tokës u vendos pas një proteste me 20 milionë vetë që u mbajt në SHBA për të mbrojtur natyrën dhe pastërtinë e mjedisit. - thotë Biks Aliu, sekretar i parë i ambasadës së SHBA në Tiranë. - Në atë kohë edhe ne ishim të dekurajuar, sepse kishte shumë mbeturina dhe pak riciklim. Tani atje gjendja ka ndryshuar, dhe kjo mund të bëhet edhe këtu me bashkëpunimin e qytetarëve me zyrtarët për të mbrojtur mjedisin në mënyrë që toka t'u trashëgohet e pastër brezave të ardhshëm", - theksoi diplomati amerikan.

Ndotja dhe shkatërrimi - natyrës rrezikon jetën e mijëra banorëve që jetojnë praën industrive, por edhe sjell dëme të mëdha ekonomike në turizëm, bujqësi etj. Ndaj edhe opinioni publik, pohojnë veprimtarët, nxit qarqet politike që të marrin masa dhe ligje për menaxhim të kujdesshëm të mjedisit.

XS
SM
MD
LG