Lidhje

Fidel Kastro: Pres. Obama ka keqinterpretuar deklaratat e vëllait tim


Ish Persidenti kuban Fidel Kastro tha se Presidenti Barak Obama i ka “keqintrepretuar” sipas fjalëve të tij, deklaratat e bëra nga vëllai i tij më i ri, duke sugjeruar një përmirësim në marrëdhëniet mes të dy udhëheqësve që shihen si rivalë.

Në një ese të publikuar dje në një faqe qeveritare interneti, Fidel Kastro thonte se oferta e Presidentit Raul Kastro për diskutime me administratën e re amerikane, ishte thjesht një shfaqje e guximit dhe sipas tij, e “besimit në parimet e revolucionit”, që solli regjimin komunist në ishullin e Kubës më 1959.

Në një fjalim që mbajti javën e kaluar në takimin e udhëheqësve të majtë të Amerikës Latine dhe që u zhvillua në Venezuelë, zoti Kastro tha se Havana është e përgatitur të diskutojë “për gjithçka” me Uashingtonin, duke përfshirë çështjen e të drejtave të njeriut dhe të burgosurit politikë.

Në Uashington, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, tha se deklaratat e kohëve të fundit tregojnë se në Kubë po fillon një debat se si të rivendosen marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Sekretarja Klinton i bëri këto komente gjatë një seance të komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për politikën e jashtme. //bsa//

XS
SM
MD
LG