Lidhje

Obama, Abas pritet të takohen në Uashington me 28 maj


Zyrtarë palestinezë thonë se Presidenti Mahmud Abas do të takohet me Presidenti Obama në Washington më 28 maj. Të martën Shtëpia e Bardhë bëri të njohur se zoti Obama ka ftuar udhëheqësit izarelit, palestinez dhe egjiptian për bisedime gjatë javëve të ardhshme.

Presidenti Obama ka thënë se shpreson që izraelitët dhe palestinezët të tregojnë “një gjest të besimit të mirë” gjatë muajve të ardhshëm, në përpjekje për rigjallërimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Zoti Obama tha se ai është një mbështetës i fuqishëm i një zgjidhjeje me dy shtete në Lindjen e Mesme dhe se përjetësimi i konfliktit disa dekadësh izraelito-palestinez nuk është në interesin e popullit të rajonit.

Gazeta “The Washington Post” citon zyrtarë të lartë izraelitë të kenë thënë se nuk do t’i çojnë përpara bisedimet e paqes, derisa të shohin përparim në përpjekjet e SHBA për ta ndaluar aktivitetin e Iranit për të siguruar armë bërthamore dhe për të kufizuar ndikimin e Teheranit në rajonin e Lindjes së Mesme. //bsa//

XS
SM
MD
LG