Lidhje

Kompania General Motors, një hap më pranë falimentimit


Prodhuesi amerikan i makinave General Motors njoftohet se do të mbyllë shumicën e uzinave të tij për një periudhë nëntë javëshe gjatë stinës së verës.

Sipas njoftimeve të ndryshme, vendimi është marrë sepse kërkesa për makinat e kësaj kompanie, e cila ndodhet në vështirësi financiare, është e ulët, ndërkohë që inventari i automjeteve të pashitura po rritet.

Zyrtarët e firmës General Motors ende nuk e kanë konfirmuar vendimin për mbylljen e uzinave. Por kompania do të zhvillojë sot bisedime me krerët e sindikatave rreth planeve të afërta.

Një zëdhënës tha dje se kompania nuk do të jetë në gjendje të paguajë këstin prej 1 miliard dollarësh të një kredie që i ka marrë qeverisë gjë që mund ta çojë atë një hap më pranë falimentimit. Afati për pagimin e këstit është 1 qershori. //ii

XS
SM
MD
LG