Lidhje

Klinton: Administrata Bush dështoi me Iranin



Sekretarja amerikane Shtetit Hillari Klinton thotë se përpjekjet e administratës së mëparshme të Presidentit Bush për izolimin e Iranin nuk funksionuan. Në dëshminë që dha para një nënkomisioni të Kongresit për çështjet buxhetore, zonja Klinton tha se izolimi nuk “e shkurajoi aspak Iranin”, në përpjekjet për të siguruar armë bërthamore dhe mbështetjen e këtij vendi për organizata terroriste si Hezbollahu dhe Hamasi.

Administrata e presidentit Obama ka mbajtur qëndrim të ndryshëm nga administrata e mëparshme, duke ofruar angazhim në një dialog me iranianët. Zonja Clinton tha se angazhimi i Iranit në diplomaci, do t’i vinte SHBA në një pozicion më të mirë për sanksione më të ashpëra kundër Teheranit, në se ato do të jenë të nevojshme. Gjatë dëshmisë së saj sot, zonja Klinton po ashtu shprehu shqetësim lidhur me Pakistanin, për të cilin ajo tha se kryengritja që po fuqizohet, po përhapet në zonat urbane.

XS
SM
MD
LG