Lidhje

SHBA: Tableta kontraceptive, tani edhe për 17 vjeçaret


Një gjykatë federale amerikane urdhëroi Administratën e Ushqimeve dhe dhe Ilaçeve të lejojë blerjen pa recetë të tabletës kontraceptive nga femrat e moshës 17-vjeçare.

Shitjet pa recetë të këtij ilaçi më parë kufizoheshin për femrat e moshës 18 vjeç e lart. Por një gjykatë federale në Nju Jork muajin e kaluar i dha urdhër agjencisë së ushqimeve dhe ilaçeve që brenda 30 ditësh të lejonte blerjen e tabletës pa recetë edhe nga 17-vjeçaret. Administrata e Presidentit Obama vendosi të mos e apelojë vendimin.

Në vitin 2005, disa organizata të shëndetit të grave iu drejtuan gjykatës që agjencia e ushqimeve dhe ilaçeve, në atë kohë nën administratën Bush, të lejonte adoleshentet ta përdornin pa shumë kufizime tabletën kontraceptive. Në vendimin që mori muajin e kaluar, gjykata federale e Nju Jorkut thoshte se Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve kishte lejuar që politika të ndërhynte në rregullat e përdorimit të këtij mjeti kontraceptiv.

Vendimi i gjykatës nuk nënkupton se 17-vjeçaret do të jenë në gjendje ta blejnë menjëherë ilaçin. Firma Teva Pharmaceutical Industries, e cila kohët e fundit fitoi të drejtën për prodhimin e ilaçit, njoftoi se mund të duhen disa muaj para se kontraceptivi të mund të hidhet në treg për blerëset më të reja. //ii

XS
SM
MD
LG