Lidhje

Shtyhen bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë në BE


Bashkimi Evropian ka shtyrë bisedimet e anëtarësimit me Kroacinë, për shkak të debatit të këtij vendi me Slloveninë për çështje detare. Qeveria çeke, e cila ka presidencën e radhës së BE-së, bëri sot të njohur shtyrjen e procesit, një ditë para fillimit të një konference për çështjen e anëtarësimit. Kroacia dhe Sllovenia kanë debatuar që nga viti 1991 lidhur me kufijtë detarë përreth gjirit të Piranit në Adriatik.

Sllovenia ka dalje të kufizuar në det krahasuar me Italinë dhe Kroacinë fqinje dhe dëshiron të garantojë dalje në det. Javën e kaluar presidenti kroat Stipe Mesic hodhi poshtë propozimin e BE-së për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Zoti Mesiç tha se çështje të kësaj natyre duhet të zgjidhen nga gjykatat dhe jo përmes arbitrazhit, siç sugjerohet në propozimin e BE-së. Sllovenia, vend anëtar i BE-së, fillimisht i bllokoi bisedimet e pranimit të Kroacisë në muajin dhjetor.


XS
SM
MD
LG