Lidhje

Irak: Dy sulme vetëvrasëse shkaktojnë 60 të vrarë


Policia irakiane tha se dy sulme vetëvrasëse me bombë lanë të vdekur të paktën 60 vetë në një xhami shiite në Bagdad, në ditën e dytë të ngarkuar me dhunë sektare në Irak.

Zyrtarët thanë se sulmet u kryen sot pranë xhamisë Imam Musa al-Kazim, duke plagosur mbi 100 vetë të tjerë. Autoritetet thonë se mes viktimave kishte besimtarë iranianë.

Dje, të paktën dy shpërthime vetëvrasëse, një në Bagdad dhe një tjetër në Dixhala, shkaktuan të paktën 78 të vrarë. Edhe në shpërthimin e Dixhalës kishte shiitë iranianë mes viktimave.
Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad shprehu sot ngushëllimet për viktimat e sulmin në Dixhala. Ai fajësoi për dhunën ndërhyrjen amerikane në Irak.

Pas një rënieje të dhunës gjatë vitit të kaluar, javët e fundit në Irak ka patur një numër sulmesh të bujshme me bomba.//lk

XS
SM
MD
LG