Lidhje

Koreja e Veriut paralajmëron SHBA dhe aleatët e tyre


Koreja e Veriut thotë se ka rifilluar ripërpunimin e shufrave prej karburanti të shuar për të prodhuar plutonium të gradës të lartë me të cilin mund të prodhohen armë, sfida e fundit e Phenianit pas hedhjes së raketës më 5 prill.

Agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve tha sot se kjo lëvizje do të konsolidonte aftësitë vetëmbrojtëse bërthamore dhe do të ishte në gjendje të përballonte kërcënimet ushtarake në rritje nga forcat armiqësore.

Gazeta kryesore zyrtare angazhohej gjithashtu për një goditje të pamëshirshme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre nëse ata prekin qoftë edhe një pëllëmbë nga territori i tyre.

Duke folur nga Bagdadi, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i bëri thirrje Koresë së Veriut t’i rikthehej bisedimeve për çarmatim bërthamor.

Dje, Kombet e Bashkuara vendosën sanksione për tre kompani koreano-veriore se kishin ndihmuar programet bërthamore dhe ato të raketave. //ek

XS
SM
MD
LG