Lidhje

Kosovë:Policia shpërndan protestuesit serbë në Mitrovicë


Policia e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë në Kosovë, hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup prej rreth 100 pjesëtarësh të komunitetit serb të cilët po protestonin kundër rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve ne pjesën veriore të Mitrovicës.

Ndërhyrja e policisë, sipas zyrtarëve në Mitrovicë u bë për të parandaluar përplasjen e protestuesve me punëtorët që po punojnë në rindërtimin e shtëpive të banorëve shqiptarë.

Zyrtarë të policisë thanë se gjendja është vënë nën kontroll, ndërsa trupat e NATO-s kanë shtuar praninë e tyre në zonë.

Rindërtimi i shtëpive të dëmtuara gjatë luftës së vitit 1999, në lagjen e njohur si “Kroi i Vitakut” filloi një ditë më parë, me gjithë kundërshtimin e banorëve serb të cilët nuk pajtohen me kthimin e fqinjëve të tyre shqiptarë në shtëpitë e veta, duke e kushtëzuar atë me siç thuhet “kthimin e serbëve në pjesën jugore të qytetit”.

Edhe dhjetë vjet pas luftës, Mitrovica vazhdon të mbetet e ndarë në dy pjesë, në veriun me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare. Sipas planit të ish krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, Mitrovica duhet të jetë një qytet i bashkuar me dy komuna.//mm//

Por, pjesëtarët e komunitetit serb dhe Beogradi nuk e pranojnë këtë plan ashtu sikundër nuk pajtohen as me pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG