Lidhje

Petreas: Fitoret e arritura në Irak janë ende të brishta


Komandanti ushtarak i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan paralajmëroi se fitoret e arritura në Irak janë të brishta dhe se një betejë e fortë pritet në Afganistan dhe Pakistan.

Gjenerali David Petreas, kreu i Komandës Qendrore amerikane, i bëri komentet gjatë dëshmisë që dha dje përpara një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ai tha se në Irak është bërë përparim i ndjeshëm por al-Kaida në Irak, ndonëse e dobësuar, është ende e aftë të ndërmarrë sulme. Gjenerali theksoi se luftëtarët e huaj po hyjnë përsëri në vend dhe se katër persona që kohët e fundit bënë shpërthime vetvrasëse ishin nga Tunizia.

Për Afganistanin, Gjenerali Petreas tha se objektivi kryesor është të garantohet se ekstremistët e huaj nuk do të ngrenë përsëri atje kampe dhe baza terroriste trajnimi.

Ai përsëriti gjithashtu shqetësimet amerikane lidhur me Pakistanin duke thënë se është me rëndësi që udhëheqësit pakistanezë të veprojnë menjëherë kundër grupeve të brendshme ekstremiste. //ii

XS
SM
MD
LG