Lidhje

Koreja e Veriut rifillon përpunimin e shufrave bërthamore


Koreja e Veriut thotë se ka filluar përsëri ripërpunimin e shufrave bërthamore të konsumuara për të prodhuar pluton, i cili mund të përdoret për armë atomike.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut tha sot se kjo do të forconte vetmbrojtjen e vendit ndaj kërcënimeve ushtarake në rritje nga forcat armiqësore.

Njoftimi vjen një ditë pasi Kombet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj tre kompanive koreanoveriore për shkak se ato ndihmojnë programin raketor dhe bërthamor të Penianit.

Komisioni i OKB-së për sanksionet futi në listën e zezë Korporatën Koreane të Minierave Zhvillimit dhe Tregtisë, Korporatën e Përgjithshme Koreane Ryonbong dhe Bankën Tregtare Tanchon.

Ambasadori i Turqisë, Baki Ilkin, i cili kryeson komisionin, u tha gazetarëve se komisioni i OKB-së ka rënë gjithashtu dakord të nxjerrë një listë të re të produkteve që Veriu do të ndalohet të importojë ose eksportojë. //ii

XS
SM
MD
LG