Lidhje

Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE


Qeveria shqiptare njoftoi sot se ka vendosur që të paraqesë në 28 prill kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.

Kryeministri Sali Berisha tha se ky është vendim i një rëndësie historike për shqiptarët. Ai deklaroi në një mbledhje të posaçme qeverie se ky nuk është një vendim i njëanshëm, por është bashkërenduar dhe konsultuar gjerësisht me drejtuesit e Bashkimit Europian.

"Shqipëria - tha kryeministri Berisha - paraqet kërkesën pasi të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian votuan dhe ratifikuan në parlamentet e tyre Marrëveshjen e Asocim - Stabilizimit, pa ngritur qoftë edhe një rezervë të vogël, por u votua me vlerësime pozitive nga parlamentet e vendeve anëtare".

Zoti Berisha tha se krahas diplomatëve dhe specialistëve të administratës, qeveria falenderonte edhe opozitën, për votimin e reformave në parlament, duke theksuar se ky nuk ishte një veprim elektroral, por zbatim i rezolutës që bashkarisht kanë miratuar në parlament, sepse antarësimi në BE është një akt themelor i programit politik të të gjitha forcave politike serioze të vendit. //mm//

XS
SM
MD
LG