Lidhje

SHBA: Mbështetja amerikane për Libanin do të vazhdojë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka siguruar Libanin se Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen nga mbështetja amerikane nga ky vend, ndërsa Uashingtoni nis dialogun me Sirinë.

Pas takimit të sotëm me presidentin libanez, Mishel Suleiman në Bejrut, zonja Klinton premtoi vazhdimin e mbështetjes amerikane për siç tha ajo “të moderuarit” në këtë vend.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të lidhin kurrë një marrëveshje me Sirinë që do të binte ndesh me interesat e Libanit dhe popullit libanez. Ajo po kështu bëri thirrje për zgjedhje të lira dhe të drejta në Liban, pa kërcënimin e dhunës apo frikës dhe pa ndikim të jashtëm.

Libani do të mbajë zgjedhje parlamentare më 7 qershor. Sipas anketave të parë, grupi mysliman shiit Hezbollah po fiton mbështetje në prag të zgjedhjeve.

Uashingtoni e ka quajtur Hezbollahun organizatë terroriste dhe zyrtarët amerikanë thonë se do të rishikojnë politikat amerikane kundrejt Libanit në varësi të rezultatit zgjedhor. //ek

XS
SM
MD
LG