Lidhje

Al-Maliki:Sulmi amerikan shkeli marrëveshjen e sigurisë


Kryeministri irakian Nuri al-Maliki thotë se po konsideron një sulm ushtarak në jug të Irakut si krim që shkeli paktin amerikano-irakian të sigurisë.

Zoti Maliki kërkoi sot që forcat amerikane t’u dorëzojnë autoriteteve irakiane përgjegjësit e këtij sulmi.

Ndërkaq gjatë ditës, qindra irakiane protestuan kundër forcave ushtarake amerikane një natë pas sulmit të lartpërmendur gjatë të cilit mbetën dy vetë të vrarë në al-Kut. Guvernatori i provincës al-Kut gjithashtu dënoi operacionin ushtarak.

Ushtria amerikane tha në një deklaratë se kishte në shënjestër të ashtuquajturit luftëtarë të “grupeve speciale”. Ushtria tha se operacioni ishte bashkërenduar plotësisht dhe miratuar nga qeveria irakiane.

Gjatë operacionit, trupat amerikane vranë me armë zjarri një person që dyshohej se u jepte armë kryengritësve. Ushtarët gjithashtu vranë një grua gjatë shkëmbimit me armë zjarri dhe arrestuan 6 të dyshuar. //ek

XS
SM
MD
LG