Lidhje

Islandë: Të majtët fitojnë në zgjedhjet e parakohshme


Qeveria kalimtare e majtë në Islandë siguroi fitoren në zgjedhjet e djeshme, që u mbajtën pasi protestat për krizën e ekonomike e detyruan qeverinë e mëparshme konservatore të jepte dorëheqjen.

Partia Social-demokrate e cila është në favor të afrimit me Bashkimin Evropian, e kryesuar nga Kryeministrja Johana Sigurdardottir siguror 30 për qind të votave. Aleatja e saj, Partia e Gjelbër fitoi afro 22 për qind, duke i dhënë koalicionit një shumicë absulute prej afro 52 për qind.

Partia e Pavarur që ka udhëhequr vendin për mbi 17 vjet doli e treta me një diferencë të thellë, duke siguruar 24 për qind të votave, rezultati më i ulët që ka arritur ndonjëherë.

Tre bankat kryesore të Islandës falimentuan në tetor dhe vlera e monedhës së vendit, krona pësoi rënie drastike. Mijëra vetë humbën vendet e punës dhe kursimet dhe Islanda përballet me një borxh jashtëzakonisht të madh.//kk//

XS
SM
MD
LG