Lidhje

Karmanlis shpreh mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE


Kryeministri grek Kostas Karamanlis shprehu mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Udhëheqësi grek u bëri thirrje zyrtarëve shqiptarë t’i japin shtytje synimit të tyre, duke siguruar që zgjedhjet parlamentare të qershorit përmbushin standartet ndërkombëtare. Ai foli në Tiranë pas bisedimeve me kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Të dy udhëheqësit i cilësuan marrëdhëniet mes të dy vendeve si të shkëlqyera. Ata morën gjithashtu pjesë në nënshkrimin e një marrëveshje për kufijtë detarë mes të dy vendeve në Detin Jon. Udhëheqësi shqiptar ka njoftuar tashmë se vendi i tij do të aplikojë të martën për anëtarësim në BE, megjithë thirrjet e zyrtarëve evropianë për të pritur deri pas zgjedhjeve.//lk

XS
SM
MD
LG