Lidhje

Gripi i derrit shkakton 149 viktima në Meksikë


Zyrtarët e Meksikës kanë mbyllur shkollat në gjithë vendin deri në fillim të majit, ndërsa vendi merr masa për të parandaluar përhapjen edhe më tej të gripit të derrit, që mendohet të ketë shkaktuar vdekjen e 149 vetave.

Njoftimin për ngritjen e numrit të viktimave nga 100 në 149 e bëri sot ministri i Shëndetsisë së Meksikës.

Thuhet se gripi i derit në Meksikë, origjina e sëmundjes, mund të ketë shkaktuar edhe infektimin e mbi 1 mijë e 600 personave të tjerë.

40 raste të kësaj sëmundjeje janë konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa 6 raste janë konfirmuar në Kanada. Spanja konfirmoi sot rastin e saj të parë, ndërkohë që për raste të dyshuara po bëhen hetime në Zelandën e Re, Francë, Izrael dhe Skoci.

Qeveritë në mbarë botën po bëjnë thirrje që të kihet kujdes rreth udhëtimeve në Meksikë, madje po kontrollojnë pasagjerët në aeroporte, që mbërrijnë nga zona të prekura.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara vuri në dukje se qeveria do të publikojë një paralajmërim për udhëtarët për në Meksikë dhe kjo do të bëhet thjeshtë si masë parandaluese.//lk

XS
SM
MD
LG