Lidhje

Banka Botërore shton huatë në përgjigje të krizës



Vendet me të ardhura të larta dhe ato në zhvillim që vendosin politikat për 185 vendet anëtare të Bankës Botërore ranë dakort dje në Uashington se banka duhet të shtojë huatë e saj në ndihmë të vendeve të varfëra që janë prekur nga ngadalësimi i ekonomisë botërore.

Presidenti i Bankës Botërore Robert Zellik tha se Banka do t’i shtojë huatë me rreth 100 miliardë dollarë gjatë 3 vjetëve të ardhshëm, duke theksuar se kriza ekonomike ka hedhdur në varfëri të skajshme rreth 90 milionë banorë në mbarë botën.

"Dihet gjerësisht se bota përballet me një krizë ekonomike të paparë. Të varfërit mund të vuajnë më shumë dhe ne duhet të vazhdojmë të veprojmë në kohë për të ndalur një katastrofë humanitare, tha presidenti i Bankës", Robert Zoellick.

Vendet e varfëra po i vuajnë drejtpërdrejtë pasojat e krizës e cila ka shteruar kapitalet e investimeve, ka pakësuar ndjeshëm eksportin, ka ndikuar në rënien e çmimit të mallrave që eksportohen dhe ka ulur dërgesat e parave nga imigrantët.

Ministrat e financave thanë se vendet e varfëra kanë nevojë për ndihmë, por pa i rënduar më shumë me borxhe.

Banka Botërore premtoi t’u japë vendeve të varfëra më shumë se 55 miliardë dollarë për projekte publike të lëna në mes nga kriza. Kjo pason trefishimin e huave, 12 miliardë dollarëve për të mbështetur arsimin, shëndetësinë dhe programe të tjera në vende të varfëra.

“Kriza po ndryshon botën dhe Banka Botërore duhet të ndryshojë me të”,u tha presidenti Zoellick gazetarëve.

Fondi Monetar Ndërkombëtar po dyfishon kufijtë e huave për 78 vendet më të varfëra në një përpjekje për të përmbushur nevojat e vendeve në zhvillim të prekura nga rënia ekonomike.

Takimi i Bankës Botërore u dha fund tre ditë bisedimesh në Uashington rreth krizës ekonomike por nuk rezultoi në premtime të reja për fonde nga qeveritë.

Ministrat e financave nga grupi i shtatëshes u takuan së pari të premten, që u pasua nga takimi i grupit të 20-shes.

Bisedimet përfunduan me forcimin e rolit të Bankës Botërore dhe FMN-së në zgjidhjen dhe monitorimin e krizave.

Drejtori i Bankës Robert Zoellick dhe drejtori i FMN-së Dominique Straus-Kahn dhanë mbështetje që vendet me ekonomi me rritje të shpejta të kenë një zë më të fuqishëm në të dyja institucionet financiare.

Në fillim të muajit në Londër, udhëheqësit e grupit të 20shes premtuan të shtojnë mbështetjen për FMN-në, Bankën Botërore dhe organizata të tjera ndërkombëtare financiare me 1 presje 1 trilionë dollarë për të luftuar krizën globale.

Për të ndihmuar me fonde, FMN-ja ra dakort të shtunën t’u shesë bono ekonomive me rritme të shpejta– diçka që nuk e ka bërë në 65 vjetë.

Bonot do të ndihmojnë për të arritur synimin e sigurimit të 500 miliardë dollarëve dhe po ashtu do të ndihmojnë për realizimin e financimeve afat-shkurtëra për vendet në nevojë.

XS
SM
MD
LG