Lidhje

Shala: Politikat e qarta do të sjellin rritjen ekonomike në Kosovë



Për të marrë pjesë në takimet e pranverës në FMN dhe Bankën Botërore ndodhet në Washington edhe një grup nga Kosova, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala. Zoti Shala ishte i ftuar për një intervistë të drejtpërdrejtë në studion e "Ditarit". Ai tha mes të tjerash, se politikat e qarta, konform kërkesave të Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, do të sjellin rritjen ekonomike të Kosovës, që është një nga përparësitë dhe pikat kryesore të programit të qeverisë aktuale. Përsa i përket borxhit të Serbisë ndaj FMN-së dhe Bankës Botërore, Ministri Shala tha se Kosova do të marrë përsipër të gjitha ato pjesë të borxhit që prekin në mënyrë të drejpërdrejtë vendin dhe se zyrtarët kosovarë janë në bisedime me të dy organizatat financiare lidhur me këtë çështje.

XS
SM
MD
LG