Lidhje

Ushtria e Pakistanit vazhdon operacionet kundër talebanëve



Ushtria pakistaneze thotë se avionë luftarakë dhe helikopterët e saj po bombardojnë militantët talebanë në veriperëndim të vendit, ndërsa përpiqet t’i dëbojë ekstremistët nga Buneri, një rajon që ndodhet vetëm 100 kilometra larg kryeqytetit.

Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze tha se ushtria e zgjeroi dje operacionin kundër talebanëve. Ai tha se zyrtarët kanë marrë njoftime, sipas të cilave ekstremistët talebanë nuk kishin plane për t’u larguar nga Buneri. Ai tha se ushtria vlerëson se rreth 500 militantë ndodhen në rajonin e Malakandit.

Forcat e sigurisë e filluan ofensivën më të fundit në Malakand të dielën, disa ditë pasi militantët talebanë përparuan në drejtim të Bunerit dhe duket se u larguan. Por Minsitri i Brendshëm Rehman Malik tha sot se militantët talebanë u kthyen dje në distrikin e Bunerit. Ai u zotua se do t’i sulmojë ata, në se përpiqen t’i bllokojnë përpjekjet për rivendosjen e autoritetit qeveritar në rajon. Mijëra njerëz po largohen nga Diri i Ulët në Distriktin e Malakandit, pas përleshjeve të ashpëra mes trupave qeveritare dhe militantëve talebanë.

XS
SM
MD
LG