Lidhje

Iran: Një kandidat presidencial i bën sfidë Ahmadinexhadit


Një kandidat reformist në garën e ardhshme presidenciale në Iran po zotohet se do t’i kundërvihet politikave të presidentit aktual Mahmud Ahmadinexhad, në se zgjidhet president i vendit.

Kleriku i moderuar Mahdi Karrubi tha sot se zoti Ahmadinexhad e ka çuar Iranin drejt izolimit ndërkombëtar.

Ai tha se do të mbështesë më tepër politikat e diplomacisë dhe angazhimin me fuqitë botërore. Ish-kryetari i parlamentit tha se zoti Ahmadinexhad i kundërvihet pa qenë nevoja Perëndimit, duke e cilësuar Holokaustin mit. Ai i quajti komentet e presidentit “të pallogaritura mirë” dhe “të dëmshme” për interesat e Iranit.

Zoti Karrubi është një nga katër personat që kandidon për zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit. Kandidati reformist Mir Hosein Musavi konsiderohet si rivali kryesor i zotit Ahmadinexhad. (ze)

XS
SM
MD
LG