Lidhje

Shtohet numri i vendeve që njoftojnë raste të gripit të derrave


Vendet në mbarë botën po njoftojnë raste të reja të gripit të derrit, që mendohet se ka shkaktuar vdekjen e 152 vetave në Mekikë.

Më shumë se 1 mijë e 600 veta mendohet të jenë sëmurë nga ky grip në Meksikë, ndërkohë që autoritetet thanë sot se numri i rasteve të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 64. Disa prej rasteve në Amerikë janë identifikuar në shtetet në kufi me Mekikën dhe rastet e tjera janë konstatuar tek njerëz që kanë udhëtuar në atë vend.

Vende të tjera që kanë njoftuar për virusin, janë Britania, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Spanja, ndërsa Australia, Koreja e Jugut dhe Franca po hetojnë raste të dyshuara për gripin e derrit.

Dje, Organizata Botërore e Shëndetësisë rriti nivelin e gadishmërisë për mundësinë e përhapjes së një sëmundjeje pandemike nga virusi vdekjeprurës, duke sinjalizuar se infeksioni po përhapet në masë mes njerëzve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë me seli në Gjenevë tha se përpjekjet duhet të përqëndrohen në lehtësimin dhe jo parandalimin e sëmundjes meqë ajo është përhapur në shumë pjesë të botës. (ze)

XS
SM
MD
LG