Lidhje

Politika e jashtme amerikane në 100 ditët e para



Ekspertët thonë se presidenti amerikan Barak Obama ka arritur të përmirësojë të paktën tonin e politikës së jashtme amerikane, megjithëse rezultatet konkrete ende pritet të arrihen.Lëvizja më guximtare e politikës së jashtme të Barak Obamës mund të ketë qenë gjashtë javë pas inaugurimit të tij, kur presidenti zgjodhi rivalen e tij në Partinë Demokrate, Hillari Klinton, si kandidate për postin e sekretares së shtetit, pavarësisht nga retorika e saj gjatë fushatës presidenciale. Në emisionin televiziv Ditari të datës 29 prill mund të ndiqni një material me mendimet e ekspertëve për politikën e jashtme amerikane gjatë 100 ditëve të para të administratës së re.

XS
SM
MD
LG