Lidhje

NATO-ja dhe Rusia rifillojnë kontaktet zyrtare


NATO-ja dhe Rusia rifilluan sot kontaktet zyrtare, pas një ndërprerjeje prej 8 muajsh si pasojë e ndërhyrjes ushtarake të Moskës vitin e kaluar në Gjeorgji.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, duke folur para takimit në Bruksel, tha se asnjëra palë nuk duhet t’u shmanget diskutimit të çështjeve me mosmarrëveshje. Ai tha se këto çështje përfshijnë integritetin territorial të Gjeorgjisë, dhe ripërtëritjen e një traktati të rëndësishëm ushtarak dy palësh. Nga ana e saj, Moska ka kundërshtuar zhvillimin e manovrave të ardhshme ushtarake të NATO-s në Gjeorgji.

Bisedimet pritet të krijojnë kushtet për një takimin ministror të këshillit NATO-Rusi në muajin maj.

Marrëdhëniet zyrtare u ndërprenë gjatë konfliktit ushtarak ruso-gjeorgjian, që zgjati 5 ditë gushtin e kaluar. Vendet anëtare të NATO-s e akuzuan Moskën për përdorim të forcën disproporcionale për të nxjerrë trupat gjeorgjiane nga Osetija Jugore. (ze)

XS
SM
MD
LG