Lidhje

Policia e BE-së përballë protestuesve serbë në Mitrovicë


Policia e Bashkimit Evropian në Kosovë, për herë të dytë këtë javë, ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup serbësh që protestonin kundër përpjekjeve të shqiptarëve për të rindërtuar shtëpitë e tyre në një zonë të banuar kryesisht nga serbët.

Një turmë serbësh u mblodhën në Mitrovicë, ndërkohë që refugjatë shqiptarë po përpiqeshin të rifillonin ndërtimin e shtëpive të tyre, të shkatërruara gjatë konfliktit të Kosovës në fund të viteve 90-të.

Serbët kërkojnë ndalimin e kthimit të refugjatëve shqiptarë deri sa serbët të kenë mundësi të vendosen në zonat e mbizotëruara nga shqiptarët në jug.

Policia e Bashkimit Evropian mori nën kontroll sigurinë në Kosovë nga forcat e Kombeve të Bashkuara pasi udhëheqësit e Kosovës shpallën pavarësinë nga Serbia një vit më parë. 58 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Por Serbia, aleatja e saj tradicionale, Rusia dhe serbët e Kosovës refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovën. //ad//

XS
SM
MD
LG