Lidhje

Komploti në bazën ushtarake të Fort Diksit


Dy persona të akuzuar për komplot për vrasjen e personalit ushtarak amerikan përballen me dhënien e dënimit sot, një ditë pasi një gjykatë në Nju Xhërzi dënoi 3 persona të tjerë me burgim të përjetshëm.

Mohamed Shnewer i lindur në Jordani dhe Serdar Tatar i lindur në Turqi do të dalin në gjyq në qytetin e Kamdenit. Dje gjykata dënoi me burgim të përjetshëm 3 vëllezërit Dritan, Eljvir and Shain Duka, shqiptarë nga Maqedonia.

Një juri federale i gjeti të pestë fajtor në muajin dhjetor për konspiracion që të vrisnin ushtarë me anë të një sulmi të planifikuar në një bazë të udhtrisë amerikane në Nju Xhërzi.

Gjyqi zgjati 8 javë në të cilin prokurorët thanë se të pandehurit kishin plane të vrisnin ushtarë amerikanë në bazën Fort Dix. Prokurorët thanë gjithashtu se të pandehurit u frymëzuan nga al-Kaida, dhe motivi i tyre ishte të mbronin islamizmin.

Autoritetet i arrestuan të pandehurit në maj të vitit 2007. Të gjithë nuk kishin pranuan fajësinë. //rd//


XS
SM
MD
LG