Lidhje

100 ditët e para të presidentit Obama


Në ditën e 100-të në detyrë, Presidenti amerikan Barak Obama thotë se megjithëse është i kënaqur me përparimin që ka realizuar vendi, nuk është koha për t’u ndalur.

Në komentet që bëri në një takim të hapur me publikun në St. Luiz, presidenti tha sot se amerikanët janë mobilizuar dhe po punojnë për ta rindërtuar vendin. Por ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara ende ndeshen me shumë pengesa.

Zoti Obama tha se vendi duhet të gjejë mënyra për të garantuar që kriza financiare nuk do të përsëritet më si dhe për të ulur kostot e kujdesit shëndetësor që po dëmtojnë biznesin dhe familjet.

Zoti Obama iu përgjigj edhe pyetjeve nga salla. Ai i tha një pastori se Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i lënë pas dore pjesët e tjera të globit. Ai iu përgjigj pyetjes së një vajze të re duke theksuar se administrata e tij do të punojë për të luftuar ngrohjen globale me mënyra të mençura dhe të qëndrueshme.

Më pas presidenti do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë për një konferencë shtypi që do të transmetohet në të gjithë vendin nga televizioni.

Presidenti amerikan Barak Obama shënon sot 100 ditët e para në post, me dy ceremoni të ndryshme që synojnë të theksojnë arritjet e administratës së tij. //rd//


XS
SM
MD
LG