Lidhje

Chrysler do të paraqesë dokumentacionin për falimentim


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se prodhuesi amerikan i automjeteve, kompania Chrysler ka arritur një marrëveshje me kompaninë italiane Fiat dhe do të plotësojë dokumentacionin e falimentimit.

Ky njoftim u bë pasi dështuan përpjekjet për marrëveshje me firmat që i kanë dhënë hua Chrysler-it.

Gjatë javëve të fundit, punonjës, kompani për shitje makinash dhe pjesa më e madhe e hua-dhënëse ranë dakord të pakësojnë shumat që kërkojnë t’u paguajë Chrysler-i. Por zoti Obama tha se ishte e nevojshme që kompania të paraqiste dokumentacionin e falimentimit, pasi një grup i vogël investitorësh nuk pranuan ta reduktonin borxhin e kompanisë.

Chrysler do të paraqesë dokumentacion për një lloj falimentimi që e mbron nga padi gjyqësore që mund të ngrenë hua-dhënësit, ndërkohë që ri-organizon financat dhe vazhdon operacionet. Qeveria do t’i ofrojë kompanisë kredi shtesë me vlerë 8 miliardë dollarë për ta ndihmuar në këtë periudhë.

Zoti Obama tha se partneriteti me FIAT-in do t’i japë Chrysler-it mjetet për të prodhuar makina që harxhojnë më pak karburant, që të dalë nga statusi i falimentimit dhe të bëhet fitim-prurëse. //ad//

XS
SM
MD
LG