Lidhje

Ritmet e rënies së ekonomisë amerikane drejt ngadalësimit


Një këshilltare e lartë e presidentit Barak Obama thotë se ekonomia amerikane do të vazhdojë të tkurret gjatë muajve në vazhdim, ndërkohë që shtohet panunësia.

Ekonomia amerikane u tkurr me 6,1 përqind të ritmit vjetor në tre muajt e këtij viti. Shefja e Këshillit të Ekonomik, Kristina Romer thotë se ekonomia do të vazhdojë të pësojë rënie për disa muaj në vazhdim, por ritmet e rënies do të jenë më të ulëta.

Ajo nënvizoi shenja që rënia ekonomia po zbutet përfshirë përmirësime të vogla në tregun e shtepive dhe ngritje të indeksit të aksioneve problematike.

Romer tha gjatë një senace dëgjimore në Kongres se ekonomia amerikane do të stabilizohet në gjysmën e dytë të 2009 dhe pastaj do të rigjallërohet. Ajo paralajmëroi se papunësia do të vazhdojë të rritet në muajt në vazhdim. //ad//

XS
SM
MD
LG