Lidhje

Filmi “Wolverine” , del në kinematë amerikane


1.Nga dita e sotme, filmi "Wolverine", me protagonist aktorin australian Hju Xhekman, do të nisë të transmetohet në kinematë amerikane.

Kësaj rradhe aktori kryesor Hju Xhekman, është dhe producent i këtij filmi. Në premierën që u zhvillua ditën e martë në Los Anxhelos, morën pjesë aktorë të njohur, si Halle Berry, apo Gavin Hud. Vetë Xhakman ka pohuar se premiera dhe pjesmarrja e adhuruesve të këtij filmi, në Los Angeles, ishte e paparashikur dhe shumë e madhe. Për arsye të gripit të derrave, premiera e filmit, e planifikuar që të mbahej në Meksikë, do të shtyhet për një afat të pacaktuar. Ndërkaq, filmi, ka ngjallur mjaft interes, ndonëse, një version thuajse i përfunduar i tij, u shkarkua, në internet, në mënyrë të paligjshme.

2. Ka tërhequr vëmendjen e gjithë shtypit rozë, me publikimin e marrëdhënies së tij, të përfolur nëpër gazeta.

Bëhet fjalë për 53 vjeçarin Mel Gibson, dhe të dashurën e tij 38 vjeçare Oksana Grigorieva, të cilët morën pjesë në premierën e filmit "Wolverine" në Los Angelos. Pak javë më parë gruaja e tij Robin, nënshkroi kërkesën e saj për divorc, nga Gibson, mbas 28 viteve martesë. Ky mund të jetë divorci më i shtrenjtë i Hollivudit, pasi deri tani pasuria e përbashkët e çiftit llogaritet 900 milionë dollarë, çka nënkupton se Robin do të përfitojë gjysmën e kësaj pasurie. Robin dhe Mel Gibson, kanë 7 fëmijë.

3. City Island, fshati i vogël ku mbizotëron peshkimi, me një popullsi prej 2,500 banorë, është fabula e filmit me të njëjtin titull. Në të interpretojnë Andi Garsia, Ezra Miller, Xhulian Margiles, Dominik Garcia Lorido .Regjisor i këtij filmi është Raymond de Felitta.

Andy Garcia inyerpreton Vince Rizzo, një oficer policie i cili një ditë gjen djalin e tij 24 vjeçar pas hekurave të qelisë, dhe ky problem hap portën e sekreteve të tjera të famljes së tij; një prej vajzave të tij( interpretuar nga bija e tij e vërtetë, (Dominik Garcia- Lourdes), është kërcimtare në një klub striptizmi, djali tjetër i tij është i dhënë pas femrave të shëndosha, ndërsa gruaja e tij, e akuzon se ai ka një marrëdhënie jashtëmartesotre, teksa ai shpenzon kohë në një kurs aktrimi.

Subjekti i filmit trajtohet me nota humoristike, dhe vetë Garcia thotë ky film është ndër më të dashurit për të. Ky film,është pjesmarrës në festivalin e filmit Tribeka.//mm//


XS
SM
MD
LG