Lidhje

Kërkimet për vaksinën e virusit H1N1


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një numër laboratorësh në të gjithë botën po punojnë për prodhimin e një vaksine kundër gripit H1N1. Kjo organizatë e ka ngritur nivelin e rrezikut në kategorinë 5, vetëm një nivel më poshtë se kategoria e epidemisë globale. Për këtë arsye, gjetja e një vaksine është shumë e nevojshme. Ndiqni Ditarin gjatë kësaj fundjave për t'u informuar përmes një reportazhi të përgatitur nga Zëri i Amerikës se si puna për prodhimin e një vaksine do të dojë muaj të tërë, ndërkohë që autoritetet në mbarë botën po marrin masa për ndalimin e përhapjes së virusit.

XS
SM
MD
LG