Lidhje

SHBA: Anëtari i Gjykatës së Lartë, Souter do të largohet nga Gjykata


Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi se anëtari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara David Souter do të largohet nga kjo gjykatë.

Zoti Obama e bëri njoftimin të premte në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti vlerësoi punën e zotit Souter dhe tha se ai do të fillojë procesin për zëvendësimin e zotit Souter me një gjykatës që tregon gjykim të pavarur dhe gjithashtu respekton shtetin ligjor dhe normat e kushtetutës.

69-vjeçari Souter u emërua në Gjykatën e Lartë në vitin 1990 nga ish-presidenti George H.W. Bush. Largimi i tij i jep Presidentit Obama rastin e parë për të emëruar një anëtar të ri të Gjykatës së Lartë. Kandidati i zotit Obama duhet të marrë konfirmimin e Senatit.

XS
SM
MD
LG