Lidhje

Trupat ruse patrullojnë kufijtë e rajoneve separatiste me Gjeorgjinë


Ushtarë rusë kanë nisur patrullat në kufijtë e rajonit gjeorgjian separatist të Osetisë së Jugut dhe Abkazisë. Agjencia e lajmeve Interfax citoi sot zyrtarë në të dyja anët e kufirit të cilët thanë se trupat kishin mbërritur në kufi pasi këto rajone kishin nënshkruar marërveshje me Moskën sipas të cilave Rusia do të gëzonte kontroll të kufijve për të paktën pesë vjet.

Udhëheqësit e rajonit të Osetisë së Jugut dhe Abkazisë nënshkruar marrëveshje të mbrojtjes me presidentin rus Dmitri Medjvedev dy ditë më parë në Moskë.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO thonë se marrëveshjet shkelin
armpushimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian i cili i dha fund luftës së shkurtër mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Stërvitjet ushtarake të NATOs, në plan të mbahen në Gjeorgji ditët e ardhshme kanë shtuar tensionin në rajon. Presidenti rus Medvjedev i ka quajtur ato "një provokim të hapur". //ek

XS
SM
MD
LG