Lidhje

Republikanët: Shpenzimet e presidentit Obama, shokuese


Një ligjvënëse republikane tha se 100 ditët e para të presidentit amerikan Barak Obama në detyrë mund të përmblidhen me tre fjalë- “shpenzime, taksa dhe borxhe”.

Në fjalimin e përjavshëm të Partisë Republikane, përfaqësuesja Lin Xhenkins akuzoi zotin Obama dhe Kongresin e kontrolluar nga demokratët në lidhje miratimin e paketës stimuluese prej 787 miliardë dollarësh si dhe të planbuxhetit federal prej 3,4 trilionë dollarësh.

Zonja Xhenkins i quajti shpenzimet e presidentit Obama si shokuese dhe paralajmëroi se Presidenti do ta rrisë borxhin amerikan më shumë se çdo President tjetër në historinë amerikane.

Kongresi miratoi dje planbuxhetin pa asnjë votë nga Partia Republikane. Republikojnë thonë se planbuxheti do ta dëmtojë ekonominë në periudhën afatgjatë si dhe do të rëndojë brezat e ardhshme me më shumë borxhe.

Por, miliarderi amerikan Uaren Bafit, një zë me rëndësi në ekonominë amerikane, tha sot se qeveria amerikane ka zgjedhur rrugën e duhur sa i përket ekonomisë. //ek

XS
SM
MD
LG