Lidhje

Ndahet nga jeta ish kandidati për nën president  Xhek Kemp


Të premten u nda nga jeta në moshën 73 vjeçare ish kandidati amerikan për nënpresident Xhek Kemp. Republikani Kemp ka qenë edhe Sekretar i Strehimit, ish kongresmen dhe lojtar i futbollit amerikan.

Zoti Kemp njoftoi në muajin janar se ishte diagnostifikuar me kancer dhe se po kalonte nëpër një sërë analizash pa dhënë hollësi të tjera.

Për 13 vjet me radhë, Kemp luaji në ligën profesioniste të futbollit amerikan. Më pas ai përfaqësoi shtetin e Nju Jorkut për nëntë mandate në Kongres.

Zoti Kemp nuk arriti të fitonte garën për nënpresident në vitin 1996, kur kandidat për presidenti ishte republikani Bob Dole. Kohët e fundit zoti Kemp punonte si kryetar i një firme konsulence politike. Ai la pas gruan dhe katër fëmijë. //mm//

XS
SM
MD
LG