Lidhje

Laboratori kombëtar amerikan shpëton nga uragani shkatërrimtar


Gushtin e vitit të kaluar një laborator i ri kombëtar filloi të operojë në qytetin Galveston, në Texas të SHBA-së, vetëm disa javë para se rajoni të goditej nga një uragan shkatërrimtar. Por laboratori shpëtoi pa u dëmtuar, apo pa i ndërprerë operacionet, sepse ai ishte ndërtuar në mënyrë të tillë, që t’i rezistonte stuhive të kësaj natyre dhe të tjerave, edhe më të mëdha. Siguria është tepër e rëndësishme në Laboratorin Kombëtar të Galvestonit, sepse ai përmban mostra të disa prej shkaktarëve të sëmundjeve, apo siç njihen me termin shkencor, patogjeneve më të rrezikshme të botës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Greg Flakus sjell më tepër hollësi për këtë objekt të veçantë, në këtë raport nga Galvestoni:

Këta janë mjekët në Degën e Mjekësisë në Unversitetin e Teksasit në Galveston, gjatë një videokonference direkt, me një koleg në Afrikë, i cili ka shkuar të vizitojë një burrë që vuan nga një sëmundje e rrallë.

Vazhdimisht në mbarë botën shfaqen sëmundje të reja, të cilat shpesh janë variacione të sëmundjeve të njohura më parë. Por për të qenë të sigurtë, mostra të virusit të bakteries që mendohet se shkakton sëmundjen, dërgohen në Galveston.

Të gjitha ato përfundojnë në një ndërtesë prej 52 mijë metrash katrore, ku ndodhet laboratori Kombëtar i Galvestonit, në Universitetin e Teksasit. Zëvendësdrejtori i laboratorit, Jim LeDuc thotë se ekipi i punonjësve është në gadishmëri për gjithshka që hyn në laborator.

"Anëtarët e fakultetit tonë janë ekspertë për një numër sëmundjesh infektive, si murtaja, antraksi, sëmundjeve virale të zakonshme, si gripi dhe sëmundjeve të tjera jo aq të zakonshme, të përhapura në mbarë botën, si dhe disa etheve virale hemorragjike"- tha Xhejms Leduk.

Laboratori i Galvestonit ka një koleksion me shumicën e patogjeneve, dhe ka bashkëpunëtorë në mbarë botën, për identifikimin dhe studimin e sëmundjeve të reja.

"Në se nuk e dimë se çfarë organizmi është, atëhere fillojmë me karakterizimin bazë të tij, duke përdorur instrumentet laboratorike për identifikimin e ecurisë së virusit, apo bakteries"- tha ai.

Në se një patogjen ka shkaktuar vdekjen e dikujt dhe nuk mund të idetifikohet menjëherë, ai dërgohet në kushte të larta sigurie, në një vend të izoluar nga pjesa tjetër e ndërtesës, ku punonjësit veshin kostume plastike të mbushura me ajër, që quhen kostume hapësire.

Një nga rolet më të rëndësishme të laboratorit është identifikimi menjëherë dhe gjetja e trajtimit për çdo agjent biologjik që mund të përdoret në një sulm terrorist. Jim LeDuc thotë se shkencëtarët përdorin edhe në këtë rast, të njëjtat procedura.

"Ne përdorim të njëjtat procedura dhe analiza që përdoren për agjentët që përbëjnë kërcënim terrorist, si edhe për sëmundjet infektive të natyrshme" - tha ai.

Në fund të fundit, thotë zoti LeDuk, çështja është të përmirësohet diagnostikimi, të gjendet kura më e mirë dhe të vendosen masa për parandalimin e infeksioneve të mëtejshme./ap.

XS
SM
MD
LG