Lidhje

Sekretari i Mbrojtjes Gejts fillon turneun në Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gajts ndodhet në Kairo në fillim të një turneu që synon të sigurojë aleatët se komentet e Uashingtonit për Iranin nuk do të cënojnë lidhjet me shtetet arabe.

Zoti Gajts shkoi sot në Egjipt dhe do ta vazhdojë këtë javë vizitën me një ndalesë në Arabinë Saudite. Ai u tha gazetarëve që e shoqëronin gjatë udhëtimit se shpreson që çdo përpjekje që bën Uashingtoni për zbutjen e marrëdhënieve me Teheranit do të shërbejë për përmirësimin e sigurisë së mbarë rajonit, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Mbrojtjes tha se disa shqetësime në rajon mund ta kenë burimin në atë që ai e cilësoi si “parashikime të ekzagjeruara” për formën që mund të marrin marrëdhëniet Teheran-Uashington në të ardhmen.

Ai pohoi se administrata amerikane dëshiron të vendosë një dialog me Teheranin, por shtoi se zyrtarët nuk do të jenë të gatshëm për zbutje marrëdhëniesh, nëse Teherani nuk tregon vullnet për ndryshim. (ze)

XS
SM
MD
LG