Lidhje

Maqedoni: Rreth 200 gazetarë demonstrojnë në Shkup


Në Maqedoni, rreth 200 gazetarë zhvilluan demonstrata në sheshin qendror të Shkupit, për të protestuar kundër kushteve të rënda të punës, rrogave të ulëta dhe presionit në rritje kundër punonjësve të shtypit.

Shefi i Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, Robert Popovski theksoi se gazetarët e vendit përballen tani me 160 padi gjyqësore, të cilat shoqërohen me kërcënimin e gjobave të mëdha që cënojnë lirinë e shtypit.

Ai bëri thirrje për mbrojtje më të madhe ligjore për gazetarët, të cilët ndeshen me presion në rritje nga politikanë e biznesmenë. Ai vuri gjithashtu në dukje se gazetarët në Maqedoni kanë ndër pagat më të ulëta të punonjësve të shtypit në Ballkan. (ze)

XS
SM
MD
LG