Lidhje

BE parashikon një recesion më të thellë nga ç'pritej


BE thotë se Evropa do të përjetojë një recesion të thellë në shkallë të gjerë dhe se mund të mos fillojë të rimëkëmbet deri vitin e ardhshëm. Zyrtarët thanë sot se ekonomia e Bashkimit Evropian pritet të tkurret me me 4 për qind në vitin 2009, një rënie kjo dy herë më e madhe se ajo e parashikuar në muajin janar.

Papunësia në organizatën me 27 vende pritet të jetë 11,5 për qind deri në vitin 2010, niveli më i lartë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zyrtarët thanë sot se ky nivel i papunësisë mund t’i shkurtojë vendet e punës të krijuara në Evropë gjatë dy viteve të fundit.

Ndërsa qeveritë investojnë shuma të mëdha për planet e stimulimit ekonomik në vendet e tyre, pritet që deficiti të arrijë në 7,5 për qind të prodhimit të përgjithshëm bruto, më tepër se dyfishi i nivelit të lejuar sipas rregullave të BE-së. Organizata evropiane parashikon që vendet e bllokut mund të fillojnë të rimëkëmben gradualisht në vitin 2010, por vetëm nëse sistemi bankar dhe tregtia ndërkombëtare përmirësohen.//lk

XS
SM
MD
LG