Lidhje

Amerikanët më pak të shqetësuar rreth HIV-it dhe SIDË-s


Një grup për kërkime shëndetësore thotë se amerikanët janë më pak të shqetësuar rreth virusit HIV dhe SIDË-s si një problem i shëndetit kombëtar, ndërkohë që epidemia po përhapet më shpejt sesa mendohej më parë. Grupi thotë gjithashtu se në një pjesë të mirë të opinionit vazhdon të ekzistojë stigma e për virusin HIV dhe Sidën. Administrata Obama thotë se ka në plan të luftojë këto probleme përmes një fushate të re të ndërgjegjësimit të publikut.

Eduardi, banor i Washingtonit, është një nga 1 presje 1 milionë amerikanët që jetojë me virusin HIV dhe Sidë. Gati çdo 10 minuta, ky numër rritet ndërsa zbulohen infeksione të reja të virusit.

Gushtin e kaluar, Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se çdo vit, në vend ka 40 për qind më shumë të infektuar me virusin HIV sesa besohej më parë.

Por një anketë kombëtare në muajin mars që mori mendimet e 2 mijë e 500 vetëve, rezultoi se 6 përqind e të anketuarve e konsiderojnë sëmundjen si problemin kryesor shëndetësor në vend. Kjo shifër ka rënë ndjeshëm nga 44 përqind që ishte në vitin 1995.

Dru Altman është kreu i Fondacionit Kaiser, një grup jo-fitimprurës që drejtoi anketën. Ai thotë se anketa flet për një vetëkënaqësi të publikut.

"Sensi i urgjencës rreth virusit HIV ka rënë, vëmendja për epideminë është ulur kështu që treguesit po shkojnë në drejtim të gabuar. Ne kërkojmë që të kushtohet vëmendja e duhur dhe kjo përbën problem".

Grupi zbuloi gjithashtu se një numër i madh i të anketuarve janë të keqinformuar rreth HIV-it apo Sidës.

Rreth 25 përqind e të anketuarve thanë se besojnë se ish-ylli amerikan i basketbollit Magic Johnson është shëruar nga SIDA, ndërkohë që dihet se për Sidën nuk ka ende shërim.

Anketa tregon gjithashtu se stigma që ekziston për njerëzit që jetojnë me virusin janë ende problem.

Xhonathan Roshkind punon për organizatën Public Agenda, një grup jofitimprurës në Nju Jork që studion gjithashtu ndërgjegjësimin e publikut ndaj HIV-it dhe Sidës. Ai intervistoi së fundmi njerëz të moshës nën 30 vjeçare.

"Fola me ta rreth përgatitjes së ushqimit. I pyeta si do të ndjeheshin nëse kamarieri që u shërbente ishin i infektuar me HIV dhe për këtë reaguan me shqetësim. Po kështu edhe për dentistin. Kjo mbasi e kishin të qartë se virusi nuk transmetohet nga kontakte të tilla".

Xhef Krolli është këshilltar i lartë i administatës Obama për virusin HIV dhe Sidën, e cila filloi një fushatë ndërgjegjësimi këtë muaj për të përmirësuar informimin e publikut mbi sëmundjen. Ai thotë se qeveria po punon me grupe në komunitete për një strategji që do të luftonte stigmën që shoqëron virusin HIV dhe Sidën.

"Një nga mënyrat sesi mund t’i ndihmojmë njerëzit është të flasim për të drejtat civile në mënyrë që të mos kenë frikë nga dhuna dhe diskriminimi".

Autorët e anketës thonë se rezultatet kryesore pozitive janë se amerikanët mbështesin shpenzimet shtesë qeveritare për të luftuar epideminë. (ze)

XS
SM
MD
LG