Lidhje

Shtyhet hapja e procesit për shpërthimin e Gërdecit


Në Shqipëri ka dështuar sot hapja e procesit për shpërthimin e Gërdecit, një nga ngjarjet më të bujshme në duart e drejtësisë shqiptare.

Gjykata e Lartë e cila ka në dorë çështjen, shtyu seancën për javën e ardhshme për shkak të problemeve të ndryshme: mungesës në sallë të një të pandehuri dhe të avokatit të tij, ngatërresat me prokurën e një tjetër avokati mbrojtës, apo mungesa e prokurës për dy të tjerë.

Janë 29 persona nën akuzë për ngjarjen e 15 marsit të vitit të shkuar, ku nga shpërthimi në depon e cmontimit të municioneve humbën jetën 26 vetë. Bëhet fjalë për funskionarë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes, që nga ish ministri Fatmir Mediu dhe thuajse e gjithë kupola ushtarake përfshirë edhe ish shefin e shtabit të përgjithshëm Luan Hoxha, i vetmi nga emrat më të spikatur të këtij procesi që u paraqit në seancën e sotme. Shumica e të akuzuarve përfaqësoheshin nga avokatët e tyre. Nga katër të burgosurit vetëm një ish zyrtarë i ministrisë, Sokol Gjeci, u paraqit në sallë.

Akuzat e ngritura nga grupi i prokurorëve nisin që nga ato për vrasje deri të shpërdorimi i detyrës apo falsifikimi i dokumentave.


XS
SM
MD
LG