Lidhje

Serbët, protesta kundër ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve


<p>Autoritetet në Prishtinë u bënë sot thirrje të gjithë qytetarëve të zhvendosur që të kthehen në shtëpitë e tyre. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se e drejta për kthim u takon të gjithë qytetarëve të zhvendosur pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Në një konferencë për gazetarë, ai i bëri thirrje edhe Qeverisë së Serbisë, që siç u shpreh ai, të mos manipulojë me procesin e kthimit të qytetarëve serbë në shtëpitë e tyre në Kosovë. “Ftoj, në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës qeverinë e Serbisë, autoritetet në Beograd që të jenë ndihmuese në kthimin e njerëzve në shtëpitë dhe pronat e tyre këtu dhe të mos jenë pengues për qëllime politike të manipulojnë këtë proces”, thotë kryeministri Thaçi duke shtuar se janë krijuar kushtet e sigurisë dhe mundësitë më të mëdha të jetesës që të gjithë të zhvendosurit të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ndërkaq, Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sasha Rasiç, u bëri thirrje posaçërisht përfaqësuesve të komunitetit serb që të bëhen pjesë e jetës në Kosovë. “Do të shfrytëzoja këtë rast që të ftojë të gjithë të zhvendosurit e posaçërisht pjesëtaret e komunitetit tim, pra të komunitetit serb, që të kthehen në Kosovë dhe jo vetëm që të kthehen por pas kthimit të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë”, thotë ministri Rashiç.

Kthimi i të zhvendosurve është një nga përparësitë e punës së institucioneve të vendit, por edhe më tej shkalla e kthimit nuk vlerësohet e kënaqshme. Autoritetet në Kosovë thonë se janë të përkushtuara për integrimin sa më të madh të pakicave kombëtare, veçanërisht pakicës serbe. Por, ata thonë se qëndrimi kundërshtues i Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës po ushtron ndikim të madh në procesin e kthimit dhe integrimit të pjesëtarëve të komunitetit serb. //rd//

XS
SM
MD
LG