Lidhje

Gjykata e OKB-së shton dënimin për një kolonel jugosllav


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte mbajti në fuqi një dënim me burgim ndaj një oficeri të lartë jugosllav dhe rriti ndjeshëm një tjetër dënim lidhur me masakrën e vitit 1991 ndaj civilëve në afërsi të qytetit Vukovar në Kroaci.

Komisioni i apelit i Gjykatës së Hagës mbajti në fuqi një dënim me 20 vjet burgim për Gjeneralin Mile Mrksiç. Gjykata rriti nga 5 në 17 vjet burgim, dënimin për Kolonel Veselin Sljivancanin, pasi e shpalli fajtor për vrasjen e 194 të burgosurve civilë të marrë nga një spital në Vukovar pasi forcat jugosllave morën këtë qytet.

Në vendimin e parë, Gjykata e shpalli Kolonelin Sljivancanin fajtor se kishte ndihmuar dhe lejuar torturimin dhe trajtimin çnjerëzor të të burgosurve, por e shpalli të pafajshëm për akuza më të rënda.

Gjykata e Hagës gjithashtu kishte shpallur të pafajshëm një oficer të tretë të akuzuar në këtë çështje, Kapitenin Miroslav Radiç.

Si prokurorët edhe avokatët mbrojtës i kishin apeluar vendimet. (ze)

XS
SM
MD
LG