Lidhje

Kroacia pranon zgjidhjen e BE-së për kufirin me Slloveninë



Kroacia njoftoi se do të pranojë një propozim të Bashkimit Evropian për të përdorur arbitrazhin ndërkombëtar për të zgjidhur një mosmarrëveshje kufitare në det me Slloveninë.

Por kjo e fundit, anëtare e BE dhe që ka bllokuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Kroacinë në Bashkim, tha se nuk është e kënaqur me propozimin dhe se do të ofrojë ndryshime.

Kroacia dhe Sllovenia kanë pasur mosmarrëveshje kufitare që prej vitit 1991 përreth gadishullit të Piranit në Adriatik.

Sllovenia ka dalje të kufizuar në det krahasuar me Italinë dhe Kroacinë fqinje dhe kërkon garanci teritoriale për dalje në det.

Në qoftë se mosmarrëveshja nuk zgjidhet shpejt, Kroacia mund të humbasë mundësinë që të përfundojë deri në fund të vitit të bisedimeve për marrëveshjen e asociim stabilizmit me BE-në dhe të anëtarësohet deri në vitin 2010.

Një stacion televiziv slloven njoftoi dje se qeveria e Ljubljanës është e pakënaqur sepse propozimi i Bashkimit Evropian ndan bisedimet mbi kufijtë tokësorë dhe detarë.

XS
SM
MD
LG