Lidhje

Saakashvili: Kryengritja në bazën ushtarake, rast i izoluar



Gjeorgjia thotë se parandaloi një kryengritje në një bazë ushatake pranë Tbilisit, të cilën e quajti një plan për të ndërprerë stërvitjet e Natos të planifikuara për nesër në republikën ish-sovjetike.

Ministria e Mbrojtjes e cilësoi fillimisht kryengritjen e sotme si pjesë të një komploti të mbështetur nga Rusia për të përmbysur qeverinë. Zyrtarët thanë më pas se komplotuesit synonin të ndalonin manovrat e Natos.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme në fillim akuzoi Rusinë për financimin e komplotit por më pas tha se nuk ishte i sigurtë për përfshirjen e Rusisë. Ai tha gjithashtu se kryengritësit u dorëzuan pasi folën me presidentin Mikhail Saakashvili.

Presidenti e quajti incidentin të izoluar dhe tha se çdo gjë është nën kontroll.

Drejtuesit e opozitës gjeorgjiane akuzuan presidentin se ngrë dyshime për grusht shteti për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme. Opozita është në javën e katërt të protestave të përditshme në Tbilisi që synojnë të detyrojnë zotin Saakashvili të japë dorëheqjen. //rd//


XS
SM
MD
LG