Lidhje

Ish kryeministri Aleksandër Meksi i rikthehet politikës

  • Armand Mero
  • Tiranë

Në Shqipëri, ish kryeministri i Partisë Demokratike Aleksandër Meksi i rikthehet pas shumë vjetësh politikës aktive duke u angazhuar në drejtimin e Polit të Lirisë, aleancës mes demokristianëve dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.

Zoti Meksi, është kryeministri i parë i Shqipërisë pluraliste. Ai drejtoi qeverinë e Partisë Demokratike deri në vitin 1997. Në katër vitet e mëpasshme ai ka qenë deputet i kësaj force politike por pozitat e tij brenda partisë, ku ai kish qenë ndër themeluesit, u dobësuan duke mbetur jashtë strukturave më të larta drejtuese të saj.

Poli i Lirisë, i krijuar pak muaj më parë synon të afrojë rreth vetes shtresat e zhgënjyera të së djathtës si ish pronarët apo ish të përndjekurit politik, dhe ka mbajtur një pozicion kritik ndaj koalicionit qeverisës së kryeministrit Sali Berisha.


XS
SM
MD
LG