Lidhje

Sekretarja Klinton shpreh keqardhje për viktimat civile afgane


Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton shprehu keqardhje për viktimat në radhët e civilëve në Afganistan.

Zonja Klinton i bëri komentet në Departamentin e Shtetit ku u takua me Presidentin afgan Hamid Karzai dhe Presidentin e Pakistanit Asif Ali Zardari. Dy udhëheqësit aziatikë takohen sot edhe me Presidentin Barak Obama.

Zonja Klinton tha se administrata Obama ndjen keqardhje të thellë për civilët e vrarë dhe tha se do të zhvillohet një proces hetimor me pjesëmarrjen e specialistëve amerikanë dhe afganë lidhur me incidentin e së dielës në provincën Farah, ku sipas zyrtarëve lokalë mbi 100 civilë u vranë nga goditjet ajrore amerikane.

Zoti Karzai e falenderoi zonjën Klinton për shqetësimin që shprehu për personat e vrarë dhe shtoi që shpreson se Shtetet e Bashkuara dhe Afganistani do të mund të punojnë së bashku për të shmangur viktimat civile në të ardhmen. //ad//

XS
SM
MD
LG