Lidhje

Manovra një mujore të NATO-s në Gjeorgji


NATO-ja ka filluar manovrat një mujore në Gjeorgji, megjithë kundërshtimin dhe presionin e fortë të Rusisë fqinje.

Mbi 1300 trupa nga më shumë se 10 vende marrin pjesë në këto manovra.

Me fillimin e manovrave ushtarake sot, Rusia dëboi dy diplomatë kanadezë, të dërguar të NATOs, në përgjigje të dëbimit nga Aleanca të dy diplomatëve rusë javën e kaluar. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i cilësoi dëbimin e fundit si “rregullat e lojës” dhe këmbënguli se Rusia dëshiron marrëdhënie të mira me Aleancën.

Nga ana e saj, Gjeorgjia e ka përshkruar praninë e NATO-s si një gjest solidariteti me të, pas konfliktit të shkurtër ushtarak ruso-gjeorgjian vitin e kaluar. (ze)

XS
SM
MD
LG