Lidhje

SHBA: Shifra e papunësisë më e vogël nga sa prisnin ekonomistët


Një raport i ri statistikor tregon se kompanitë amerikanë shkurtuan rreth 491 mijë punonjës muajin e kaluar, gjë që tregon se tregu i punën është ende i dobët dhe recesioni më i thellë në 50 vjet.

Por shifrat e sondazhit të firmës Automatic Data Services, ADP, tregojnë se ky numër është më i vogël nga sa prisnin ekonomisët, duke ngjallur shpresat e disa analistëve të financave se recesioni po ndalet.

Tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara u ngrit ndjeshëm në hapje të bursës sot si rezultat i lajmit.

Firma ADP njofton se në sondazhin e saj nuk përfshihen suprimimi i vendeve të punës apo hapja e vendeve të punës në agjencitë qeveritare.

Një tjetër raport për punësimin i publikuar nga një firmë konsulente private sot, tregon se kompanitë amerikane kishin në plan të shkurtonin 132590 vende pune në muajin prill.

Kjo është një shifër 47% më e lartë se një vit më parë, por më e ulta në gjashtë muajt e fundit.//lk

XS
SM
MD
LG